Shpëtim Idrizi: U vërejt mungesa e këtij lojtari!

Trajneri i Trepës ’89, Shpëtim Idrizi, nuk arriti që me skuadrën e tij të vazhdojë serinë e rezultateve të mira edhe në Skënderaj.

Mitrovicasit u mposhtën 3:2 në një ndeshje tejet dramatike.

“Duke u bazuar në performancën në tri ndeshjet e fundit, as në Skënderaj nuk kemi ardhur për asnjë moment për të humbur. Epilogu real duhej të ishte barazimi, por të mos shënosh nga raste të tilla, pason edhe dënimi”, tha Idrizi për SSK, raporton Gazeta Olle.

Ai veoi mungesën e top-sulmuesit të Superligës, Arb Manajnt.

“U vërejt mungesa e Arb Manajt, i cili dinë të gjendet në fazën e sulmit”.

“E improvizova pozitën e tij me Leart Eminin si sulmues dhe Jasharin anash, por nuk mjaftoi për të marrë pikë”, shtoi ai. /Gazeta Olle/