Rikthehet Superliga, sot zhvillohen dy ndeshje

IPKO Superliga rikthehet sot me dy ndeshje të javës së katërt.

Në Suharekë, Ballkani që nuk njeh humbjen pret Trepçën ’89, e cila po ashtu nuk ka pësuar ende disfatë.

Takimi fillon në ora 16:00 dhe drejtohet nga gjyqtari Visar Kastrati, shkruan Gazeta Olle.

Tri orë më vonë në stadiumin Fadil Vokrri, zhvillohet dueli tejet interesant mes Prishtinës dhe Llapit.

Tek Prishtina debuton trajneri Bylbyl Sokoli, që në edicionin e kaluar kishte drejtuar Llapin për disa ndeshje.

Takimet tjera luhen të shtunën dhe të dielën.