Kunatat bëhen së bashku: Jonida Maliqi pjesë e emisionit të ri të Bora Zemanit

Xing

E Mërkurë 9 Tetor 2019, 22:10 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Bora Zemani fillon së shpejti programin e saj më të ri, një reality show me modë që vjen për herë të parë në Shqipëri. "Albanian Designers Competition", mban emrin programi që fillon në Tring e që do drejtohet nga Bora.

Pjesë e këtij reality show me stilistë, do jetë edhe Jonida Maliqi e cila si një ikonë mode nuk mund të mungonte si një sy kritik. Këngëtarja u pa edhe dje në zyrat e "Tring".

Burime për "Iconstyle" kanë treguar se Jonida do të jetë pjesë e jurisë. Ajo do të zgjedhë mes konkurentëve veshjen më të bukur.

"Albanian Designers Competition" do jetë si një konkurs ku do marrin pjesë 10 njerëz me një temë të caktuar për të skicuar veshje. Fituesi do shpërblehet me një çmim që do i hapë shumë dyer dhe do të marrë një atelie me qira të cilën për 1 vit e ka të paguar.

Këshilla për Marketingun