Alban Ramosaj pranoi publikisht ndjenjat që ka për të, reagon Niki Delijorgji

Xing

E Mërkurë 9 Tetor 2019, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Alban Ramosaj është përfolur së fundmi se ka nisur një lidhje me vajzën e biznesmenit të njohur Mihal Delijorgji. Madje këngën e re thuhet se ai ia ka dedikuar modeles. I ftuar ditën e djeshme tek "Rudina", Albani pranoi publikisht se ka ndjenja ndaj Nikit, kur Rudina po e ngacmonte vazhdimisht për këtë të fundit. 

"Ty të ka rënë nëkokë për Nikin", i tha Rudina dhe Albani qeshi i vendosur në siklet. Këngëtari tregoi një nga emojit me zemra që kishte mbi tavolinë duke konfirmuar lajmin.

“U skuqe i tëri kur u përmend Niki Deliorgji. Nuk do shumë për t’u kuptuar, njeriu kur bie në dashuri nuk e mbulon dot, përpiqu sa të duash”, i tha Rudina.

Pas kësaj Niki ka reaguar duke postuar në Instastory një foto nga intervista e Albanit dhe shkruan: "Burri më ka fiskim publikisht".

Më pas Niki ka postuar edhe një video ku shfaqet duke kërcyer me këngën e Albanit.

Këshilla për Marketingun