‘Kam ndjerë shumë dashuri dhe urrejtje’, Loredana flet me dorë në zemër

Xing

E Premte 20 Shtator 2019, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Reperja e njohur Loredana, është një ndër më të komentuarat në media. Ajo ka korrur shumë sukses dhe në Gjermani është klasifikuar si reperja më e pëlqyer. Vetëm para disa ditësh ajo promovoi albumin e saj të pare. Albumi titullohet ‘King Lori’ dhe ka dymbëdhjetë këngë, disa prej të cilave janë dhe bashkëpunime si me Mozzikun dhe me vëllain e saj, Getinjon.

Ditën e sotme, si asnjëherë tjetër, përmes një postimi të bërë reperja ka treguar çfarë ka kaluar gjatë këtij viti. Përpos kësaj, ajo ka falenderuar fansat e saj që e kanë mbështetur si dhe është shprehur se i do. Pas këtij postimi reagimet e ndjekësve të saj kanë qenë të shumta.

“Kaq shumë gjëra kaluan gjatë këtij viti. Kam parë shumë të mira dhe shumë të këqija. Kam ndjerë shumë dashuri dhe shumë urrejtje. Kaq shumë zili dhe unë vazhdoj të qëndroj këtu dhe dua t’iu falënderoj ju për këtë. Nuk mund të flas shumë, por ju e shikoni gëzimin në fytyrën time. I urrej shkrimet emocionale, megjithatë ju betohem se ju dua. Faleminderit për çdo gjë”, ka shkruar reperja krahas një videoje te postuar në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Loredana (@loredana) on

Këshilla për Marketingun