Dje u kapën mat, por nuk do ta besoni sa kohë kanë bashkë Roberti dhe Jessica

Xing

E Enjte 12 Shtator 2019, 17:05 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Që pas ndarjes nga Nora, Robet Berisha ka qenë në qendër të vëmëndjes. Diten e djeshme kudo në media qarkulluan disa foto ku Roberti shihej në praninë e një vajze në një resort të Turqisë. Vajza në fjalë quhet Jessica Kadiu dhe prej vitesh jeton në New York.

U tha se të dy jane në një lidhje me njëri-tjetrin dhe më pas Roberti publikoi një foto në Instastory ku tregonte se ishte duke punuar për një këngë të re, pjesë e të cilës mesa duket do jetë dhe Jessica. Megjithatë ai nuk bëri asnjë mohim për fjalët e përhapura për lidhje.

Burime të N’Zoom kanë zbuluar disa foto të cilat tregojnë se kjo nuk është hera e parë që dyshja po kalon pushimet në praninë e njëri-tjetrit. Ato janë fotografuar dhe herë të tjera bashkë që para se ndarja e tij nga Nora të bëhej publike.

N’Zoom ka shkruar se Roberti dhe Jessica e kanë nisur lidhjen që në fillim të verës por sidoqoftë ende nuk është e konfirmuar.

Këshilla për Marketingun