Sherri që prishi miqësinë, Anxhela Peristeri i kërkon falje Erikut live në emision

Xing

E Martë 10 Shtator 2019, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Prej kohësh është përfolur se Anxhela Peristeri dhe Erik Lloshi nuk flisnin me njëri-tjetrin pas një sherri mes tyre. Thashethemet u shtuan kur Eriku nuk shkoi në recitalin e Anxhelës dhe as ajo në dasmën e Erikut.

E ftuar sot tek "Rudina", Anxhela i kërkoi falje Erikut që nuk i shkoi në dasmë dhe tregoi se atë ditë kishte një koncert shumë të rëndësishëm.

"Eriku mungoi në koncertin tim sepse kishte një problem të vetin. Kur u martua Eriku unë kisha mbyllur një datë për koncert dhe nuk bëhej fjalë ta anuloja sepse ishte shumë e rëndësishme, njerëzit do vinin nga Amerika. Unë i kërkoj falje që nuk isha. Tani po të dojë të mungojë edhe ai në dasmën time", u shpreh Anxhela.

Këngëtarja shtoi se ajo nuk pëlqen të bëjë dasmë me partnerin e saj, por me Erikun janë një me një sepse as ai nuk i shkoi në recital.

Këshilla për Marketingun