Pas largimit nga 'On Records', Fero merr vendimin drastik për karrierën

Xing

E Martë 10 Shtator 2019, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Që pas largimit të tij nga 'On Records',reperi Fero është komentuar gjatë në media për karrierën e tij. Si fillim u tha se Fero do të bëhej pjesë e 'Babastars', mirëpo reperi reagoi duke publikuar kanalin e tij të ri në Youtube ku do hidhen të gjitha këngët e reja. Por 2 javë pas largimit nga ‘On Records’, Fero ka zgjedhur të konkurrojë të gjithë labelët e tjerë duke hapur një të vetin.

Ai lajmëroi se ndoshta do hap një label që do të quhet “Gang Gang”. Mirëpo, së fundmi ai i ka bërë edhe më kurioz fansat për sa i përket të ardhmes së tij në muzikë.

Fero ka publikuar pak më parë një postim në të cilin ka shkruar: “A thu çfarë ka me ndodh me karrierën time?”- duke i bashkëngjitur emojin e një fytyre, ndërkohë që ka fshirë të gjitha fotot personale dhe madje i ka hequr të gjithë njerëzit që ndiqte, përfshi dhe Arbenitën. Ka mjaftuar kjo dhe fansat menjëherë kanë nisur të aludojnë se ndoshta reperi do vazhdojë karrierën e tij jashtë vendit. 

Këshilla për Marketingun