Big Mama pozon në pishinë, fansat shkrihen së qeshuri me detajin që kapin

Xing

E Premte 6 Shtator 2019, 11:11 / Kategoria Showbiz shqiptar / 

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Big Mama pas një sezoni të mbushur me koncerte e dasma në të cilat ka performuar, më në fund ka gjetur pak kohë për veten. Bigu ka nisur pushimet dhe ndodhet në Belek, Turqi.

Nga atje këngëtarja ka postuar një foto ku shfaqet në super formë duke pozuar me rrobabanjo në pishinë. Mirëpo fansat kanë vënë re një detaj tjetër.

Ata kanë nisur të komentojnë faktin që një burrë i ulur në shezlonget prapa Bigut, ia ka ngulur sytë këngëtares. "Ai mbrapa si badigard ta paska prish foton", i shkruan një fans Bigut. "Shikoja fytyrën atij djalit, tipik shqiptar", shkruan një tjetër fanse. "Si po të sheh ai trupi atje, kalle Bigi kalle", i shkruan edhe një tjetër.

Këshilla për Marketingun