Ansi Nika tek Trepça ’89, Abedin Zeka konfirmon bisedimet

Ansi Nika do të bëhet shumë shpejt me skuadër të re në Kosovë.

Ish-mesfushori i Gjilanit do t’i rikthehet sërish futbollit, kurse gjasat më të mëdha i ka Trepça ’89.

Lajmin për mundësinë e arritjes së marrëveshjes e ka konfirmuar kryetari i 89-shit, Abedin Zeka.

“Momentalisht jam në tavolinë me të duke biseduar, por që ende nuk kemi ndonjë marrëveshje”, ka deklaruar Zeka për Gazeta Olle.
Nika në gjashtë muajt e fundit luajti për Flamurtarin e Vlorës, kurse në Kosovë ishte shquar me cilësitë e tij tek Gjilani.

Edhe vetë lojtari kishte deklaruar sot për Panorama Sport se e ardhmja e tij lidhet sërish me futbollin kosovar.