ZYRTARE: Ish-sulmuesi i Prishtinës mbetet pa skuadër!

Teuta e Durrësit ka ndarë rrugët me ish sulmuesin e Prishtinës, Abdul Basid Khalid.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e ekipit durrsak, në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Olle.

“Abdul Kahlid largohet nga Teuta.

Klubi njofton se nga sot sulmesi ka përfunduar aventurën e tij me ekipin e Teutes.

KF Teuta falënderon Khaldi për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës dhe i urojmë futbollistin të ketë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Khalid, ishte transferuar te Teuta vetëm 4 muaj më parë, ndërsa nuk shënoi asnjë gol në disa paraqitje te kjo skuadër.

Kujtojmë, ganezi ishte për tre vite pjesë e Prishtinës ku shënoi mbi 25 gola.