Zyrtare: Gjilani nënshkruan me ish-reprezentuesin e Bosnjës

Gjilani ka arritur marrëveshje me mesfushorin nga Bosnja dhe Hercegovina, Muamer Svraka, ku do ta mbajë futbollistin si pjesë të skuadrës kuq e bardh deri në dhjetor të këtij viti, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

Ish futbollist i shumë skuadrave, Muamer Svraka i cili pas vete bartë shumë përvojë nga karriera e tij futbollistike, ku ishte paraqitur nëpër skuadra të ndryshme europiane, në skuadrën e Gjilanit vie pas aventurës të kaluar në Birkirkara të Maltës.

Svraka i cili në fushë luan pozitën e mesfushorit të qendrës, ai gjithashtu mund ti mbuloj edhe hapsirat e tjera në mesfushë.

Mesfushori 32 vjeçar, gjithashtu kishte prezentuar ekipin kombëtar të Bosnjes dhe Hercegovinës, ku kishte zhvilluar 6 ndeshje dhe kishte realizuar 2 gola në ekipin e tijë kombëtar.