Zhegrova asiston në fitoren e Lille (Video)

Edon Zhegrova vazhdon formën e mirë në elitën e futbollit francez me skuadrën e tij Lille.

Sulmuesi kosovar ka regjistruar një tjetër asistim në Ligue 1, kësaj radhe në fitoren e Lille 0-2 në udhëtim te Toulouse.

Prishtinasi u inkuadrua në lojë në minutën e 70-të, por pas 15 minutave në fushë bëri asistimin e tij të parë.

23-vjeçari harkoi bukur nga këndi dhe gjeti kokën e brazilianit Alexsandro i cili realizoi për 0-1.

Në fund realizoi edhe sulmuesi Bayo për fitoren e madhe të Lille 0-2. /Gazeta Olle/

Xavi: Nuk e ndryshojmë stilin, duam fitore në El Clasico

Ferizaj në top formë pret Ballkanin në krizë të madhe në fushë dhe jashtë saj