Zëvendës presidenti i Federatës Evropiane të Volejbollit, viziton Kosovën

Zëvendës presidenti i Konfederatës Evropiane të volejbollit Renato Arena, do të arrijë të premten në Prishtinë.

Arena do të jetë pjesë e aktiviteteve të organizuara nga Federata e Volejbollit e Kosovës, për nder të përvjetorit të 12-të të pavarësisë.

Italiani Renato Arena të shtunën do të përcjellë nga afër ceremoninë e Laureatëve të vitit 2019, në shtëpinë kosovare të volejbollit.

Kjo është hera e dytë me radhë që një personalitet i lartë nga Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV), vie në Kosovë, pasi vitin e kaluar ishte zv.presidenti tjetër, turku Ozkan Mutlugil.