Xherdan Shaqiri në lidhje dashurie me këngëtaren e njohur nga Kosova

Një lajm tepër interesant është duke qarkulluar në mediat kosovare, bëhet fjalë për futbollistin e Liverpoolit, Xherdan Shaqirit.

Sipas “prive.al”, 28-vjeçari nga Gjilani, është në një lidhje me këngëtaren kosovare, Dhurata Ahmetaj, e cila është krahasuar me Jenifer Lopezin, për sa i përket pamjes së saj.

Shkak për aludimet në lidhje me një marrëdhënie të fshehtë mes futbollistit dhe këngëtares, janë bërë udhetimet e shpeshta që kjo e fundit bën drejt Anglisë.

Referuar të njëjtit burim, raportohet se Dhurata i bën këtë udhëtime të shpeshta për të takuar Xherdanin.

Çifti ende nuk ka bërë publike foto të përbashkëta në rrjetet sociale, teksa kjo gjë pritet të ndodhë së shpejti, në qoftë se lidhja shkon ashtu siç duhet.