Visar Bekaj: Krenar për debutimin te Kosova!

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje në miqësoren e sotme të zhvilluar në Doha të Katarit.

Djelmoshat e Bernard Challandes u mposhtën me rezultat minimal 1:0 nga Suedia.

Në këtë ndeshje për “Dardanët” debutoi edhe portieri i FC Prishinës, Visar Bekaj.

Bekaj luajti sonte nga fillimi e deri në fund të ndeshjes.

Ai në rrjetet sociale është shprehur tejet krenar.

“Krenar me dubutimin tim si startues dhe i gëzuar për debutimin e shokëve”, ka shkruar Bekaj në “Facebook”.