U shpall futbollisti i vitit, por nuk u ftua për ndeshjen ndaj Suedisë: Kjo është deklarata interesante e Rexhës!

Kosova ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të vitit 2020, duke u mundur dje nga Suedia.

Kosova zhvilloi miqësore me Suedinë në Doha të Katarit, miqëore të cilën e fituan suedezët me rezultat minimal.

Golin e vetëm e shënoi mesfushori Simon Hedlund.

Futbollisti që u shpall më i miri në Kosovë për vitin 2019, Kastriot Rexha nuk kishte vend në këtë listë.

Megjithatë, sulmuesi i Dritës nuk është i dëshpëruar me këtë fakt.

“Nuk ka rëndësi. Duhet t’i respektojmë vendimet e trajnerit”, u shpreh Rexha.

“Ata që janë ftuar, kanë potencial dhe dua t’i përgëzoj për mundësinë”, shtoi ai në “Arena Sportive”.