Trepça ’89 mbetet pa trajner

Pas Ballkanit, Ferizajt, e Dukagjinit, edhe Trepça ’89 është pa trajner për edicionin e ardhshëm të IPKO Superligës.

Gazeta Olle mëson se trajneri Veton Çitaku ka pasur marrëveshje me klubin vetëm për finalen e Kupës me Feronikelin dhe ndeshjen e barazhit me Vëllaznimin.

89-shi humbi finale me Feronikelin, ndërsa fitoi ndaj Vëllaznimit.

Çitaku kishte zëvendësuar Sabit Osmanit. /Gazeta Olle/