Tovërlani ‘shpërthen’ në Facebook: 40 vite duhet kaluar për t’iu besuar politikës

Futbolli kosovar ka hyrë në javën e dytë të pezullimit, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, si shkak i përhapjes së koronavirusit.

Kjo ka bërë që futbollistët e skuadrave kosovare, tashmë të gjenden të izoluar brenda shtëpive të tyre, shkruan Gazeta Olle.

Larg futbollit, trajneri i njohur prishtinas, Afrim Tovërlani ka komentuar situatën aktuale në politikë.

“Allahile a kujtoni që po ju besojna çka po folni e shtini patriota e atdhetar? 40 vjet duhet me kalu e mi besu një politikanit e aq vite s’besoj që kam jetë”, ka shkruar Tovërlani.

Ky i fundit, edhe më parë ka bërë postime politike në llogarinë e tij në Facebook.