Toma në ‘radarin’ e dy skuadrave të njohura evropiane

Mesfushori Bastien Toma po kërkohet me ngulm nga Atalanta dhe Monaco, ekipe që tashmë kanë kontaktuar Sionin, ka raportuar “Blick” të hënën.

Mësohet se si Atalanta ashtu edhe Monaco po kërkojnë transferimin e Tomës gjatë këtij muaji dhe janë të gatshme të paguajnë dëmshpërblim deri në tre milionë euro.

Toma 20-vjeçar, ka kontratë me Sionin deri vitin e ardhshëm, kurse këtë edicion ka shënuar gjashtë gola e ka dhënë dy asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat, transmeton Koha Ditore.

“E di që ka interesim për mua, por unë kam kontratën me Sionin deri vitin tjetër dhe jam i fokusuar vetëm në futboll. Me gjërat tjera, merret agjenti im”, ka thënë Toma, i cili në ekipin e parë të Sionit është promovuar në fillim të vitit 2017.

Toma ka edhe tetë ndeshje e një gol të shënuar me ekipin U-21 të Zvicrës.