Tayna zbulon komentet ngacmuese që ia bën ylli i Real Madridit

E ftuara speciale e pjesës së fundit në mbrëmjen e së shtunës në “Shiko Kush LUAN” në Top Channel ishte Tayna.

Në një “përballje” para autores dhe moderatores së emisionit Luana Vjollcës, Tayna u gjend e gatshme të pëgjigjej dhe mos provonte ushqimet e “shpifura” të sfidës “Ndaje ose haje”.

Së fundmi në Instagramin e saj u pa teksa ylli i Real Madrid, Vinicius JR linte komente ngacmuese dhe postonte këngët e reperes shqiptare në insta story, në profilin e tij në Instagram, ku ka mbi 8.6 milion ndjekës.

Për këtë marrëdhënie me ngacmime ndaj njëri-tjetrit, Tayna u pyet në “Shiko Kush LUAN” ku vendosi t’i tregonte mesazhet me Vinicius në Instagram.

Tayna: Foto të bukura!
Vinicius: Të pëlqejnë?
🥳❤
Tayna: Po!
Vinicius: 🔥❤