Talenti kosovar lëshon Kosovës që të jetoi në kurbet, kjo ishte përshëndetja emocionuese me shokët e skuadrës

Vazhdon të braktisët Kosova.

Sot, Shkolla e Futbollist ‘Arbëria’ e ka përcjellë një nga lojtarët e tyre drejt kurbetit, përcjellë Gazeta Olle.

Elzon Halimi ka marrë rrugë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vazhduar jetën, së bashku me familjen e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur ish futbollisti dhe trajneri kosovar, Ismet Ramushi.

Postimi i Ismet Ramushit pa ndërhyrje:

Faleminderit dhe lamtumirë Elzon!

Shkolla e Futbollit “Arbëria” e ka përcjellur edhe një futbollist drejt rrugës së gurbetit.

Njëri nga futbollistët më të mirë të shkollës, i cili ishte me ne që nga dita e parë e fillimit të punës Elzoni, ka marrë rrugë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vazhduar jetën, së bashku me familjen e tij.

Elzonin do ta mbajmë mend si një djalë tejet i edukuar në radhë të parë dhe një futbollist shumë i talentuar.

Urojmë që Elzonin ta përcjellë fati dhe karriera në SHBA.

Stafi i Shkollës së Futbollit “Arbëria” i uron rrugëtim të mbarë Elzonit dhe i uron gjithë të mirat në jetë, atij dhe familjes Halimi.