Sot: Interesant në Mitrovicë, Gjilani për fitore si vendas

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura nga xhiroja e tretë në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Drenica, pas fitores së madhe ndaj Llapit, do të udhëtojë në Mitrovicë për t’u takuar kundër skuadrës në formë, Trepça ’89.

Kjo njëherësh do të jetë një sfidë e rivalëve nga i njëjti rajon dhe pritet të ketë ndeshje të mirë, shkruan Gazeta Olle.

Takimi tjetër luhet në Gjilan, atje ku skaudra vendase e Gjilanit e pret Vushtrrinë.

Ky do të jetë takimi i parë i gjilanasve para tifozëve të vetë, ‘Skifterat’. Dy ndeshjet e para të këtij edicioni, Gjilani i zhvilloi si skuadër mysafire. /Gazeta Olle/