Sot finalja e madhe në basketboll, takohen Peja e Ylli

Sot Rahoveci do të jetë nikoqir i natës së fundit finale të ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës.

Në dy konkurrencat priten që të zhvillohen ndeshjet finale ku vëmendja më e madhe është tek takimi i meshkujve, Peja – Ylli, shkruan Gazeta Olle.

Ky takim pritet të fillon nga ora 20:30, ndërsa palestra “Mizahir Isma”, pritet të jetë e stërmbushur me tifozë nga dy skuadrat.

Organizatori i ndeshjes, Rahoveci, tashmë për dy skuadrat finalist e ka ndarë nga 35 për qind të biletave, e ku ‘Shqiponjat’ e Pejës dhe ‘Xhebrailat’ e Suharekës pritet të krijojnë një atmosferë fantastike.

Kurse, tek  femrat në finale do të luajnë, Bashkimi dhe Prishtina.

Ky takim do të nis nga ora 17:30.