Skuadra e madhe italiane pas Shkodran Mustafit, ofron 10 milionë euro

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi mund të largohet nga klubi anglez në afatin kalimtar të verës.

Mbrojtësi shqiptar ishte kritikuar shumë nga tifozët e Arsenalit dhe duket se ai do të rikthehet në Serie A.

Sipas raportimeve të medieve, Milani është skuadra që po interesohet për Mustafin.

Kurse shuma që do të ofroj është 10 milionë euro.

Mustafi ka qenë si një nga futbollistët më të përfolur për largim nga Arsenali gjatë këtij afati të verës.