Skuadra e madhe greke pas Vullnet Bashës!

Një nga shtyllat e skuadrës polake, Wisla Krakow mund të largohet këtë afat kalimtar të verës.

Bëhet fjalë për mesfushorin me prejardhje nga Kosova, Vullnet Basha që tashmë e tre vite është pjesë e Wislas, përcjellë Gazeta Olle.

Sipas mediumit polak ‘przegladsportowy.pl’ skuadra e madhe greke, Panathiaikos është në kërkim të një mesfushori në tregun polak.

Ndërsa Basha është në mesin e ngushtë të futbollistëve që po kërkohet nga gjiganti grek.

Panathiaikos aktualisht renditet në poziten e katërt në elitën e futbollit grek, ndërsa është një nga dy skuadrat më të mëdha të këtij shteti së bashku me Olimpiakosin.

Basha ka zhvilluar 65 ndeshje për Wislan që nga viti 2017 duke shënuar edhe pesë gola./Gazeta Olle