Skenari i fundit në Shqipëri: Tirana bëhet kampion dhe luan në Champions, Partizani mbetet në shtëpi

Situata në Shqipëri sa vjen e po përkeqësohet për shkak të virusit “Covid 19”.

Qindra të infektuar dhe deri më tani janë shënuar 5 viktima. Ndërkohë në Federatën Shqiptare të Futbollit po mendohet seriozisht se çdo të ndodhë.

Edhe pse sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku pati deklaruar se nuk do të ketë titull në tavolinë, situata pritet të agravojë derisa të arrihet piku.

Por, deri kur do të zgjasë nuk dihet dhe nën zë flitet që kampionati të përfundojë me renditjen aktuale.

Pra, Tirana të shpallet kampione duke shkuar në Champions League, ndërsa Kukësi dhe Laçi shkojnë në Europë.

Të njëjtën gjë bën dhe Teuta që përfiton prej Skënderbeut që është i pezulluar, ndërsa në shtëpi mbetet Partizani.

Pra, kampionët e Shqipërisë janë më të “djegurit” nga ky skenar i Superiores që duhet theksuar se mbetet në kuadrin e aludimeve. Gjithçka do të vendoset në javët në vazhdim.