Shtyrja e Lojërave Olimpike, reagon Driton Kuka: Kemi përgatitur ekipin për plotë 4 vite

Për shkak të përhapjesë së koronavirusit, Lojërat Olimpike të parapara të zhvillohen në Tokio, janë shtyerë për në vitin 2021.

Për këtë vendim, ka reaguar trajneri i xhudos, Driton Kuka, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i suksesshëm shqipëtar tha se për këto lojëra, xhudistët ishin përgatitur që katër vite.

“Lojërat Olimpike shtyhen për një vit!
Lajm i pritur por kam besuar që shtyerje do ketë për 3-6 muaj por jo për një vit të plotë!
Ekipi të cilin e kam përgatitur për plotë 4 vite drejt Normës e tashmë drejt Olimpiadës në Tokio i cili nukëron 5 Norma Olimpike dhe që të gjithë me nivel të lartë si rezultat i një sistemi 4 vjeçar të punës sistematike tashmë do duhet të pres për një datë të re! Si do shkoj më tutje do shohim,së pari shëndet e tejkalim të krizës që ka goditur Botën!
Ne jemi izoluar dhe jemi në ditën e 10 të izolimit,dhe po ndjehemi mirë! Tashmë po planifikoj ndryshime serioze për ma tutje! Dhashtë Zoti që të gjithë të jemi të kujdesshëm dhe të mposhtim armikun e padukshëm së pari e sfidat do i pranojmë për të ecur tutje”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në Facebook.