Shefi ekzekutiv i Premierligës paralajmëron që kampionati mund të anulohet

Sidoqoftë, u vendos që aksioni të rikthehet duke futur në përdorim një protokoll strikt shëndetësor. Natyrisht, pa shikues nëpër stadiume, por me rëndësi është që futbolli në Premier League është rikthyer.

Sidoqoftë, me qytetin e Leicesterit që është në masa të reja parandaluese për shkak të rrezikshmërisë së lartë të infektimit, sezoni në Premier League është në dyshim përsëri.

Shefi i kësaj lige, Richard Masters pranoi se sezoni mund të anulohet nëse situata përkeqësohet.

“Ne qartazi mund ta përballojmë situatën në Leicester, nëse kjo do të nënkuptonte se klubi nuk do të mund të luante ndeshje në shtëpi në të ardhmen ose vetëm këtë fundjavë. Adaptohemi me këtë,” tha Masters.

“Nëse do të ndodhte në shumë zona ose virusi krijon tjera rrezike, ka gjasa që mos ta kompletojmë sezonin.

“Jemi optimistë se do ta përfundojmë sezonin, por duhet të gjendet një marrëveshje se cili model duhet përdorur për të vazhduar përpara.”

Masters i siguroi tifozët e Liverpoolit se ata do të jenë kampionë, pavarësisht si shkojnë gjërat.

“Çkado që ndodhë, Liverpooli është tash kampion dhe nuk duhet të shqetësohemi për këtë,” shtoi ai.