Reali bën gati shitjen e Marcelos, kërkon këtë shifër të madhe për të

Real Madridi është i përgatitur në rast se mbrojtësi i tij Marcelo do të largohet në fund të sezonit.

Media pranë klubit iberik “Bernabeu Digital”, drejtuesit madrilenë pranojnë ta shesin brazilianin për jo më pak se 50 milionë euro, transmeton Gazeta Olle.

Veterani Marcelo është aktivizuar kryesisht këtë sezon si lojtar stoli dhe thuajse e ka humbur vendin në formacionin titullar ndaj Ferland Mendit.

Marcelo është pjesë e Real Madridit nga viti 2007, nga ku ishte transferuar nga skuadra braziliane Fluminense.

Gjatë këtyre vitesh, 31 vjeçari, ka fituar shumë trofe, duke përfshirë këtu edhe katër Liga të Kampionëve.