Pele në zi: I vdes një person i afërt në familje

Vëllai i legjendës së futbollit botëror, Pele, Zoca ka ndërruar jetë.

Ai vuante nga sëmnudja e kancerit, ndërsa ndrroi jetë në moshën 77 vjeçe, transmeton Gazeta Olle.

Klubi i Santosit njoftoi për vdekjen e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

Dy vjet më i ri se Pele, Zoca luajti për Santosin mes viteve 1961 dhe 1962. Megjithatë, karriera e tij ishte e shkurtër. Ai i zhvilloi vetëm 15 ndeshje, duke i shënuar katër gola.

Varrimi i tij, do të bëhet sot në Santos në një ceremoni, e ku pjesëmarrja e Peles nuk është konfirmuar.