Orari i ndeshjeve në Ligën e Parë: Fundjava sjellë duele shumë interesante!

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e javës së 18 në Ligën e Parë, e cila sjellë disa ndeshje interesante.

Të shtunën, Istogu pret Drenasin në “Demush Mavraj” ndërsa Vitia është nikoqire e Malishevës, përcjellë Gazeta Olle.

Të dielën, Besa luan në udhëtim te Dardana derisa klubi tjetër me traditë që kërkon Superligën, Liria, është vendëse e Ulpianës.

Ndeshje interesante do të jetë ajo mes Arbërisë dhe 2 Korrikut, pasi që të dy ekipet po luftojnë për kreun.

Vëllaznimi ndërkohë luan në Gjakovë kundër Ramiz Sadikut, derisa Trepça është nikoqire e Onixit.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 13:00.

LIGA E PARË – 13:00 

E shtunë
Istogu-Drenasi
Vitia-Malisheva

E diel
Vllaznia-KEK-u
Trepça-Onix
Arbëria-2 Korriku
Liria-Ulpiana
Vëllaznimi-Ramiz Sadiku
Dardana-Besa. /Gazeta Olle/