Onix – Ulpiana, miqësore që sjell pesë gola

Po vazhdojnë ndeshjet miqësore nga skuadrat kosovare para fillimit të edicionit të ri në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Sot, një ndeshje të tillë e kanë zhvilluar edhe Onix dhe Ulpiana, shkruan Gazeta Olle.

Në takimin e luajtur në stadiumin ‘Banjë’, fitore shënoi skuadra e Onixit me rezultatin 3:2.

Golat për skuadër fituese i shënuan, Endrit Elezaj ,Alban Dreshaj dhe Jusuf Sabotic.

Onix, pritet ta zhvilloj edhe një ndeshje miqësore, para duelit të xhiros së parë në pranverë në Ligën e Parë.