Nuk pranoi ulje page, tjetër futbollistë i Shqipërisë mbetet lojtar i lirë

Pas Ermir Lenjanit, një tjetër futbollist i Kombëtares, do të largohet nga klubi i tij, për shkak të krizës financiare të COVID-19.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Besir Demiri, i cili aktivizohej te sllovakët e Zhilinës.

Në një prononcim për “Sportmania TV Shenja”, Demiri zbulon dhe klubi iu kishte kërkuar uljen e pagës me 70 % ndërkohë që këta nuk kanë pranuar, ndërkohë që më pas drejtuesit kanë dhënë urdhër që ata të largohen në datën 1 maj, duke dalë futbollistë të lirë.

“Më është thënë se gjysma e lojtarëve është e liruar nga klubi. Njëherë na është thënë që do ulim pagat në 70% dhe pasi nuk po pranonin disa lojtarë, për dëmin e madh, në ditët në vijim na ka ardhur urdhëri që në 1 maj do të largohemi. Ata lojtarë që nuk pranuan uljen e pagës do t’i marrin lekët e plota deri në 1 maj dhe do ikim.

Tani nuk është kohë e lehtë pasi flitet vetëm për pandeminë. E ardhmja? Kemi kohë ende dhe të shohim ofertat e tjera”, tha Demiri.