Edon Zhegrova është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme në vitin 2023 me Lillen.
E formës së mirë të tij i gëzohet e gjithë Kosova sidomos para ndeshjeve të muajit mars.
Zhegrova i ka bërë një dhuratë vetës jashtë fushave, pasi ka blerë një makinë super luksoze të tipit ‘Ferrari’.
“Do të punoj edhe më shumë. Nuk ma bleu mami as babi, e bleva vet”, ka shkruar Zhegrova në fotot e publikuara të makinës së tij të re.
Modeli i makinës së re të Zhegrovës është ‘Ferrari 488 GTB’ dhe ka çmimi i tij sillet rreth 250 mijë euro. /Gazeta Olle/