Mustafa Domi jep një propozim interesant për emrin e stadiumit të Gjakovës

Ish-futbollisti i shquar gjakovar, Mustafa Domi, e ka dhënë një propozim interesant për emrin e Stadiumit të Qytetit të Gjakovës, i cili më në fund do të renovohet.

Ai ka dërguar në adresë të Gazetës Olle një shkrim, duke shprehur dëshirën që stadiumi të mbajë emrin e legjendës Faton Domi, ish-futbollist i shquar dhe kulminant në vend.

Faton Domi, ish-futbollist i shquar nga Gjakova

“Dje eshte vu gurthemeli i Stadiumit te qytetit ne Gjakove, nje lajm shume i mire per te gjithe.

Nga 5 qytetet e Kosoves te gjitha stadiumet mbajne emrat te ish-futbollisteve cilesor siç vijon: Prishtine – Fadil Vokrri , ne Prizren – Perparim Thaqi , ne Ferizaj – Ismet Shabani , ne Peje – Shahin Haxhiismaili , ne Mitrovice – Riza Lushta.

Eshte mire qe edhe ne Gjakove te emerohet nje futbollist i ndjere i Gjenerates se Arte qe fatkeqsisht nderroi jete dhe qe eshte Faton Domi”, ka shkruar Mustafa Domi.

Në horizont kanë qarkulluar edhe disa propozime tjera, si ai i ish-futbollistit tjetër të famshëm gjakovar, Naim Kryeziu, i cili po ashtu ka ndërruar jetë.

Mirëpo, emrin e ish-futbollistit të Romës dhe Napolit, Naim Kryeziut, e mori më pas akademia e Vëllaznimit.

Mbetet të shihet nëse “folesë kuqezi” do t’i vendoset ndonjë emër, apo edhe më tej do të mbetet Stadiumi i Qytetit. /Gazeta Olle/

Mustafa Domi, ish-futbollist i shquar, tani trajner