Muriqi negativ në testin për koronavirus

Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi ka rezultuar negativ për testin e koronavirusit, pas i është nënshtruar të mërkurën.

Lajmin e ka bërë menaxheri i Muriqit, Haluk Cantar, shkruan “Hurriyet”, transmeton Gazeta Olle.

“Testet e COVID-10 të Vedat Muriqit dhe Serdar Azizit, dy lojtarë të cilët i përfaqësoj unë, ishin negative”, ka shkruar Cantar në rrjetet sociale.

Gjatë ditës, një futbollist dhe një anëtar i stafit të Fenerbahces, kishin dalë pozitiv me këtë virus.

Ata janë dërguar në spital për t’u ritestuar dhe për të marrë tretman.

Mësohet se pozitiv ka dal futbollisti gjerman Max Kruse.