Munishi: Ky futbollist i Superligës do të jetë konkurrent i fortë i Muriqit!

Ismet Munishi mendon që Arb Manaj mund ta zëvendësojë Vedat Muriqin pas dy vjetësh.

Trajneri i Ballkanit ka thënë që aktualisht, Muriqi s’ka zëvendësim te Kosova.

Megjithatë, ai beson fuqishëm në të ardhmen e ndritur të sulmuesit Manaj.

“Aktualisht Vedat Muriqit nuk i afrohet asnjë futbollist i skuadrës”, u shpreh Munishi.

“Megjithatë mendoj që Manaj mund të bëhet një konkurrent i fortë për Muriqin pas dy apo tri vjetësh”, shtoi ai.

Manaj ka luajtur dje disa minuta nën fanellën e Kosovës, duke shënuar debutimin e tij. /Gazeta Olle/