Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë flet për çështjen e sigurisë për ndeshje ndaj Kosovës!

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Naqe Culev, vlerëson se ndeshja e play – off-it, Maqedonia e Veriut – Kosova edhe pse është me rrezik të lartë ajo mund të luhet më shikues, shkruan sportpres.mk.

“Nuk shohë asnjë arsye që të jetë një ndeshje futbolli pa shikues. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me grupet e tifozëve, zhvillojmë biseda preventive. Në MPB, kemi hartuar plan, i cili është plan për kampionatin evropian 2020 dhe jemi duke ndërmarë masa dhe aktivitete që ndeshje të zhvillohet nën masat më të mira të sigurisë.”, ka thënë Culev.

Ai këto komente i bëri gjatë qëndrimit të tij për vizitë në SPB Tetovë. Megjithatë një ditë më herë i pari i shëndetësisë Venko Filipçe lidhur me këtë ndeshje tha – “Të gjitha garat sportive, përfshirë Maqedoni – Kosovë, për mendimin tim duhet të luhen pa prezencë të spektatorëve.

Të jemi të kujdesshëm, në ndeshje ndërkombëtarë presim që të jenë të pranishëm edhe mysafirë nga vende të huaja.

Ne do ta rekomandojmë këtë ndalim (për mitingje masive) edhe për një javë, deri në 13 mars, por në varësi të situatës, ne mund të vendosim ndryshe”.