Milan – Juventus: Karton i kuq në ‘San Siro’

Është shënuar goli i parë në ndeshjen, Milan – Juventus.

Është skuadra vendase e Milanit që ka kaluar në epërsi 1-0, shkruan Gazeta Olle.

Sulmuesi kroat, Rebic ka gjetur epërsinë e parënë minutën e 61-të pas asistimit të Castillejo.

E pas golit të epërsisë, vetem 11 minuta më pas ka ardhur një karton i kuq.

Është spanjolli Hernandez që pas dy të verdhëve lë Milanin me një lojtar më pak në fushë.

Kujtojmë ndeshja është e vlefshme për ‘Coppa Italia’, dhe pas kësaj ndeshje, zhvillohet edhe një e dytë në stadiumin e Juventusit.