Milan e Juventus luajnë baras, skuadra që kalon tutje përcaktohet në Torino!

Milan dhe Juventus kanë luajtur baras sot në duelin e tyre të zhvilluar në kuadër të ‘Coppa Italia’.

Në duelin e sotëm të luajtur në ‘San Siro’, u shënuan dy gola, shkruan Gazeta Olle.

Ishte kroati, Ante Rebic që me golin e tij në minutën e 61-të shënoi i pari në këtë takim, pas asistimit fantastik të Castillejo.

E ende pa kaluar festa mirë e futbollistëve ‘kuqezi’, Theo Hernandez lë skuadrën me një futbollist më pak në fushë pasi ndëshkohet me karton të kuq.

Ky karton erdhi pas dy të verdhëve për spanjollin.

Krejt në fund të ndeshjes, Cristiano Ronaldo barazoi rezultatin duke shënuar nga penalltia.

Kujtojmë, ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas disa jave në Torino.