Mbappe blen një veturë super luksoze, por ai nuk ka patentë për ta vozitur atë

Kur arrijnë famë dhe pasuri, lojtarët e futbollit priren t’i plotësojnë vetes dëshira nga më të çmendurat dhe një nga më të zakonshmet është blerja e makinave luksoze.

Kyliam Mbappé nuk ka mbetur pas dhe së fundmi mësohet se ka blerë një Ferrari, por nuk ka patentë.

Francezi i ka bërë dhuratë vetes një Ferrari 488 Pista, me një V8 720 kuaj fuqi, ose një Ferrari SF90 Stradale me 1000 kuaj fuqi.

Sa kushton Ferrari i Mbappesë?

Revista GQ thekson se sulmuesi i PSG-së ka shpenzuar plot 500 mijë euro për “bishën” e tij të re.

Pavarësisht se ka disa makina luksoze, Mbappé nuk ka patentë shoferi, kështu që ai nuk do të drejtojë vetë Ferrarin e sapoblerë.

“Është një nga mangësitë e të qenit i suksesshëm herët. Më kanë munguar gjërat e thjeshta si të kesh patentë shoferi. Mendoj se të gjithë e kanë një të tillë. Për shumë njerëz patenta është një detyrim, por nuk ishte për mua. Nuk ka qenë asnjëherë prioritet”, – ka shpjeguar futbollisti në disa raste në një intervistë.

Pavarësisht se tashmë është 24 vjeç, Mbappé ende nuk vozit, edhe pse PSG i ofroi mësimet në një autoshkollë, por ai nuk e konsideron të nevojshme.

Phoenix marrin fitore të rëndësishme në udhëtim te Chicago, Lakers mposhtet në shtëpi

FIFA mendon formatin e ri për Kupën e Botës