‘Makineri golash’: Ronaldo shënon kaq gola në vetëm 8 ndeshje zyrtare në vitin 2020!

Milan dhe Juventus kanë luajtur baras sot në duelin e tyre të zhvilluar në kuadër të ‘Coppa Italia’.

Në duelin e sotëm të luajtur në ‘San Siro’, u shënuan dy gola, shkruan Gazeta Olle.

Ishte kroati, Ante Rebic që me golin e tij në minutën e 61-të shënoi i pari në këtë takim, pas asistimit fantastik të Castillejo.

Krejt në fund të ndeshjes, Cristiano Ronaldo barazoi rezultatin duke shënuar nga penalltia.

E për portugezin ishte ky takimi i tetë zyrtar në vitin 2020.

Në këto ndeshje, Ronaldo ka shënuar hiq më pak se 12 gola në total.

Është kjo një shifër e jashtëzakonshme, duke ditur edhe moshën që ka pesë herë futbollisti më i mirë në botë.