Majlinda Kelmendi në pullat postare të Japonisë

Kampionia Olimpike Rio 2016, Majlinda Kelmendi, është bërë pjesë e pullave postare të Japonisë.

Kjo është arritur edhe falë lobimit të ambasadorit të Kosovës në Japoni, Leon Malazogu, dhe qytetit të Sanxhos, i cili do të pres ekipin Olimpik të Kosovës për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

“Në Japoni pulla postare me ekipin tonë si shenjë e miqësisë dhe respektit për ekipin tonë! Punë serioze e Ambasadorit Malazogu për Botërorin e vitit të kaluar si dhe për Lojërat Olimpike sivjet”, ka shkruar në trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka në Facebook, raporton Gazeta Olle.

#fridaymotivationNë Japoni pulla postare me ekipin tonë si shenjë e miqësisë dhe respektit për ekipin tonë!Punë…

Gepostet von Driton Toni Kuka am Donnerstag, 13. Februar 2020

Majlinda dhe katër xhudistët tjerë: Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka e Akil Gjakova, janë brenda normës Olimpike Tokio 2020.