Leze Qena ishte edhe sportiste

Aktorja e madhe, Leze Qena, ndërroi jetë sot në moshën 85-vjeçare.

Lezja krahas aktrimit, në moshë të hershme ishte marrë edhe me sport.

Ajo ishte atlete, dhe salla për të ishte shtëpia e dytë, shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës, në telegram ngushëllimin e presidentit Besim Hasani.

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktores së madhe, Leze Qena

E nderuara familje Qena

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të artistes së madhe, ikonës së aktrimit, Leze Qena.
Ndarja nga jeta e idhullit tonë, do të lë mangësi të mëdha tek brezat e shumtë, dhe tek të gjithë ne që u rritëm me humorin e saj.
Madhështia e saj nëpër ekranet tona bëri që Lezja të ishte e dashur për gjenerata të ndryshme.
Lezja ishte aktive edhe në aktivitetet e ndryshme të Komitetit Olimpik të Kosovës, veçanërisht në ato për Barazinë Gjinore, ku kontributi i saj në rrëfimin e sfidave që e kishin përcjell gjatë karrierës së saj, ishte madhor.
Lidhja e saj me sportin ishte e fuqishme, pasi në moshë të hershme ishte marrë edhe me sportin e atletikës, ku salla ishte shtëpia e dytë e saj.
Ndihem krenar që e njoha dhe patëm bashkëpunim të frytshëm.
Andaj, në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së saj, komunitetit të kulturës gjithëshqiptare, miqve dhe gjithë dashamirësve të sportit.

Besim Hasani
President i Komitetit Olimpik të Kosovës