Lëndohet ylli i Kosovës, mungon në ndeshjen e sotme!

Mesfushori ofanziv i Kosovës, Bersant Celina ka pësuar një lëndim së fundi.

Ylli i Kosovës mundon në ndeshjen e Swansea Cityt që sot e luan ndaj Derby County, shkruan Gazeta Olle.

“Ai mungon sot, por lëndimi është i lehtë. Bersanti do të kthehet javën e ardhhshme, nëse jo të martën, atëherë të premten”, ka bërë të ditur një burim i Topsporti.com brenda familjes Celina.

Celina, është një nga futbollistët kryesor të formacionit të Bernard Challandes te Kosova.

Kurse, në afatin e janarit ishte folur se mund të transferohet në Premierligë por që kjo nuk ndodhi.