Lajm katastrofal për Milanin para ndeshjes së kthimit

Milan dhe Juventus kanë luajtur baras sot në duelin e tyre të zhvilluar në kuadër të ‘Coppa Italia’.

Në duelin e sotëm të luajtur në ‘San Siro’, u shënuan dy gola, shkruan Gazeta Olle.

Ishte kroati, Ante Rebic që me golin e tij në minutën e 61-të shënoi i pari në këtë takim, pas asistimit fantastik të Castillejo.

Krejt në fund të ndeshjes, Cristiano Ronaldo barazoi rezultatin duke shënuar nga penalltia.

Pos rezultatit baras, Milan për ndeshjen e dytë kthyese në Torino ndaj Juventusit ka humbur edhe tre futbollistë.

Kështu, pas kartonëve të sotëm, mungesa të ‘kuqezinjëve’ do të jenë Hernandez, Ibrahimovic dhe Castillejo.

Ndeshja kthyese pritet të zhvillohet pas disa jave.