Kupa e Shqipërisë: Eliminohet kampioni aktual, skuadrat tjera nuk lejojnë befasi

Kanë përfunduar ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, ku ka pasur edhe befasi.

Partizani i Tiranës është eliminuar anise ka fituar me rezultatin 3:1 ndaj Besëlidhjes, por në ndeshjen e parë kishte humbur me rezultat 3:0, shkruan Gazeta Olle.

Kurse, skuadrat tjera të Kategorisë Superiore nuk lejuan befasi.

Tirana fitojë 4:0 ndaj Kastriotit, kurse lehtë fitoj edhe Kukësi ndaj Lushnjës.

Ndërsa Vllaznia shënoi fitore 2-0 ndaj Flamurtarit duke rikthyer gjithçka në radhët e veta.

Më poshtë rezultatet e ditës së sotme: