Kupa e Mbretit, hidhet shorti: Barcelona dhe Real Madridi ndaj kundërshtarëve të lehtë

Barcelona do të përballet me Ibizan në rrethin e tretë të Kupës së Mbretit, derisa Real Madridi është kundërshtar i Unionistas Salamanca.

Atletico Madridi do të luajë me Cultural Leonesa, derisa kampioni në fuqi, Valencia përballet me Logrones.

Katër skuadra të Superkupës spanjolle janë përballur me skuadra të Segunda Divison B.

Këtë edicion, vetëm gjysmëfinalet do të luhen me sistemin ardhje-vajtje.

Në ndeshjet mes klubeve të të njëjtit divizion, skuadrat e para në short luajnë vendas.

Ndeshjet e rrethit të tretë do të zhvillohen mes 21 dhe 23 janarit.

Në fotografinë e mëposhtme, mund t’i gjeni përballjet e plota: