Kosova pa Rashicën dhe të tjerët, sikurse Franca pa Pogba, Griezmann e Kante

Përzgjedhësi kosovar, Bernard Challandes, është duke mbajtur një konferencë për media para sfidave kundër Çekisë dhe Anglisë.

Duke folur para gazetarëve, Challandes, ka komentuar mungesat e Milot Rashicës, Arbër Zenelit, Herolind Shalës, Hekuran Kryezizut.

“Në javën e ardhshme ne kemi dy ndeshje shumë të mira, kundër dy kundërshtarëve shumë të fortë, unë si trajner duhet të pranojë këtë situatë. Duhet ta pranojë se nuk do të jetë lehtë, këtë e di”, u shpreh zvicerani.

“Sikurse Franca duhet të startojë pa Kante, Griezmnann, Pogba, pra nuk do të ishte njëjtë, kështu vlen edhe për Kosovën. Unë si trajner mund të qaj apo të ankohem, por unë duhet të gjejë një zgjidhje”, shtoi përzgjedhësi i Kosovës.

Ndeshja e parë do të jetë në ‘Fadil Vokrri’ kundër Çekisë, ndërsa më pas Kosova i shkon Anglisë. /Gazeta Olle/

Gepostet von Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova am Sonntag, 1. September 2019